Klopp: Liverpool do të rikthehet, nuk kam nevojë për të qëndruar një vit pushim

29 Maj 2023
13:53
Telesport
back button

Skuadra e Liverpool nuk arriti të kualifikohej në Champions League sezonin tjetër, pasi e mbyllën Premier League jashtë “top-katërshes” më të mirë. Ky është sezoni i parë i plotë që trajneri Jurgen Klopp nuk arrin të kualifikojë ekipin në Champions.

Barazimi emocionues 4-4 i së dielës ndaj Southampton e zgjati serinë e pamposhtur të Liverpool në 11 ndeshje. Klopp pohoi se është “plot energji” dhe gati për të ringjallur skuadrën e “reds” sezonin e ardhshëm dhe se nuk ka kevojë për një vit pushim.

Sinqerisht, jam plotësisht mirë. Nëse do të më pyesnit 11 ndeshje më parë, a doni të bëni një pushim, do të kisha menduar për këtë, të jem i sinqertë. Por unë jam absolutisht mirë, plot energji”, tha Jurgen Klopp.

Tani që sezoni përfundoi do të kem kohë për t’u ringjallur dhe rikuperuar energjitë dhe më pas do të fillojmë sërish në korrik nga e para. Jam më se i lumtur ta bëj këtë detyrë me Liverpool. Do të rikthehemi sërish pretendentë sezonin tjetër”, tha Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit