Klopp: Liverpool e meritoi humbjen. Kjo që po ndodh është gati një krim

26 Nëntor 2020
12:04
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pranon që skuadra e tij humbi me meritë të mërkurën, 2-0 ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve. Kjo ishte humbja më e rëndë ndonjëherë e Klopp në “Anfield” si trajner i “Reds”. Skuadra e tij nuk arriti të regjistronte një goditje të vetme në shenjë, ndërsa italianët dy herë në pesë minutat e dyta.

Duke aktivizuar një skuadër rinore të mërkurën, që përfshinte tre “adoleshentë”; Curtis Jones, Rhys Williams dhe Neco Williams, gjermani pranoi se Liverpool mori atë që meritonte kundër Atalantës: “Nuk ishte një lojë e mirë. Të dyja ekipet nuk krijuan shumë derisa u shënuan golat. Një disfatë e merituar në një lojë të vështirë. Gjyqtari nuk fishkëlleu shumë dhe kjo e bëri edhe më të vështirë për të dyja palët.

Kishim momente, por jo shanse reale. Mund të ndodhë edhe me skuadra të tjera. Ju na kërkoni që tani të luajmë edhe të shtunën në orën 12:30. Ky është kalendari i çmendur, gati një krim. Kjo nuk ka asnjë lidhje me rezultatin, por me shëndetin e futbollistëve. Shpresojmë të mos kemi lëndime të tjera, duhet të luajmë përsëri e përsëri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit