Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin: Oh, Zoti im, çfarë portieri është!

19 Janar 2021
12:51
Alfred Lleshi
back button

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit në Premier League. Pengesat e dëmtimeve janë bërë alarmante në “Anfield” këtë sezon. Opsionet mbrojtëse janë shkatërruar nga lëndimet e parakohshme, me Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip, të gjithë në “infermieri”.

Alisson mbetet një lider i besueshëm për “Reds”, edhe pse ka pasur disa shqedtësime në shpatull. Paraqitja e tij e fundit ishte e jashtëzakonshme. Reflekse dhe pritje që të lënë me gojë hapur, në ndihmë të barazimit pa gola ndaj Manchester United. Klopp i tha faqes zyrtare të Liverpool: “Nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit kur, nëse nuk shfrytëzoni shanset tuaja të hershme, loja do të bëhet më e vështirë. Ata kishin dy shanse vërtet të mëdha, ku na shpëtoi Alisson. Zoti im, çfarë portieri është ai! Ne patëm një rast ideal me Bobby (Firmino), nuk e di saktësisht se si ndodhi, si topi nuk hyri brenda në rrjetë.

Kjo është situata për momentin. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë. Nuk po shënojmë gola të mjaftueshëm për momentin. Shaqri është në një formë vërtet të mirë. Mbase mund të kishte luajtur edhe pak, por nuk isha i sigurt. Kishte kaluar një kohë të gjatë pa aktivizim nga fillimi, por ishte me të vërtetë mirë, veçanërisht në gjysmën e parë të orës. Shaqiri na ndihmoi masivisht”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit