Klopp mbron Man United, zbulon prapaskenën për Haaland

22 Shkurt 2020
19:15
back button

Jurgen Klopp ka mbrojtur Manchester United për tentativën e dështuar për të blerë Erling Haaland, duke insistuar se as Liverpool nuk do të kishte qenë në gjendje të siguronte firmën e tij. 

Haaland refuzoi Djajtë përpara se të transferohej te Borussia Dortmund në janar. 

“As ne nuk do ta kishim marrë dot. Kaq e thjeshtë është. Ai donte një ekip të nivelit të lartë, sa më shpejt të ishte e mundur, me një vend bosh…Borussia Dortmund.

Ishte koha e duhur për ata. Ju e dini se sa shumë e dua Dortmundin, por ata nuk bënë ndonjë gjë të jashtëzakonshme për ta marrë, ata thjesht ishin aty, kishin hapësirën, numrin nëntë…

Kur je 19 vjeç dhe do të luash rregullisht në Champions League dhe kampionati, atëherë Borussia ishte ekipi ideal. Askush tjetër nuk kishte shanse, për këtë jam i sigurt. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit