Klopp me probleme në mbrojtje, por mendon më shumë për sulmin

14 Dhjetor 2018
17:21
Telesport
back button

Kryesuesit e Liverpool do të kenë një test të vështirë këtë të diel ndaj Manchester United në kampionat, një përballje mes dy ekipesh që pasi arritën objektivin e parë, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Champions League, tani janë përqendruar në Premier. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka hedhur poshtë zërat se lojtarët e tij janë të dëmtuar, duke thënë se të gjithë janë gati. Madje ai shprehet se kërkon më shumë nga skuadrat, sidomos nga sulmi, për të vënë në vështirësi “djajtë e kuq”, në një sezon me shumë luhatje.

Për ndeshjen ndaj United, Klopp ka vetëm dy qendërmbrojtës në dispozicion, Van Dijk dhe Lovren, pasi Gomez, Matip dhe Arnold nuk do të luajnë. “Për mua kjo nuk është krizë, është një situatë ku jemi gjendur edhe më parë dhe e kemi përballuar me sukses. Do të dëshiroja t’i kisha të gjithë gati, por nëse unë nuk e konsideroj krizë dëmtimesh as lojtarët nuk duhet ta ndjejnë të tillë këtë problem”, u shpreh trajneri gjerman.

Unë, më shumë se sa mbrojtjes i trembem sulmit, pasi duhet të jemi kreativë në mesfushën kundërshtare, duke i konkretizuar me gol rastet që krijojmë. Unë pres shumë nga sulmi dhe e gjithë skuadra, pasi tani që jemi të parët duhet të qëndrojmë gjatë në majë. Në këto moment, kjo ndeshje ndaj United është një sfidë e mirë për ne, ndaj të tregojmë se jemi më të mirët edhe pse përballë kemi një ekip të fortë”, u shpreh Jurgen Klopp.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit