Klopp, mesazh për 130 milionëshin: E kuqja i shkon  

27 Qershor 2020
16:57
Denis Hakanaj

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka pranuar interesimin për yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Pas triumfit në Premier League, Klopp do të kërkojë të përforcojë skuadrën për të mbrojtur titullin sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, Të Kuqtë nuk kanë ndërmend të bëjnë një lëvizje për Sancho-n këtë verë.

“Një fanellë e kuqe do t’i shkonte shumë Sancho-s”, ka thënë Klopp për BILD. “Por nuk mendoj se një transfertë e tillë do të ndodhë këtë verë”.

“Ai është një lojtar shumë interesant. Nëse do të vinte te Liverpool, unë do të isha më i befasuar nga të gjithë”.

Dortmund ka bërë të ditur se nuk e shet lojtarin për më pak se 130 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit