Klopp: Nisa të shijoj futboll pas minutës së 35-të

14 Shtator 2019
17:20
Telesport
back button

Nisa të shijoj ndeshjen pas minutës së 35-të, kur nisëm të luajmë futboll. Deri atëherë ishte e vështirë, pasi Newcastle po luante shumë mirë. Ishin të shpejtë për të kaluar pas mbrojtjes tonë, ndaj nuk ishte e lehtë ta fitonim këtë ndeshje”, u shpreh trajneri Jurgen Klopp, pas fitores 3-1 të Liverpool ndaj Newcastle. Sukses që mban “reds” në krye të Premier League.

Na u desh pak kohë për të gjetur ritmin e duhur, por më pas realizuam dy gola të bukur dhe morëm kontrollin e lojës. Në pjesën e dytë u thashë djemve se ku duhej të luanim më shumë dhe e patëm më të lehtë. Firmino dhe Salah kuptohen mjaft mirë, duke qenë të shkëlqyer në fushën e lojës”, tha Klopp, që korri suksesin e pestë me “reds” në po kaq javë kampionat.

Nuk më pëlqen të jem në disavantazh dhe më pas të rikuperoj, ndaj nga kjo ndeshje duhet të mësojmë shumë. Por kjo ndodh kur luan pas një pushimi 2-javor, të duhet kohë të gjesh ritmin. Origi? U dëmtua në gju dhe shpresoj të mos jetë asgjë serioze. Do të kryejë një skaner, por më tha që është në gjendje të luajë”, tha Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit