Klopp nuk e aktivizoi, portieri i Liverpoolit: Shaqiri një magjistar, e kisha frikë!

2 Gusht 2020
20:42
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i tretë i Liverpoolit, Andy Lonergan, ka folur në lidhje me Xherdan Shaqirin. Ai ka thurur elozhe duke thënë se shqiptari ishte fantastik me topin në këmbë.

Kur mbërrita te Liverpool, u befasova nga aftësitë e lojtarëve të skuadrës. Të gjithë i përkasin një niveli të çmendur dhe të jashtëzakonshëm, por nëse më duhet të them të vërtetën, ai prej të cilit kisha më shumë frikë në stërvitje ishte Shaqiri. Shpresoja gjithmonë që të qëlloja në një skuadër me të.

“Xherdani është një magjistar i vogël. Nuk ia këshilloj askujt ta ketë kundër, pasi mund të bëjë çfarë të dojë me sallaken e tij“, tha portieri nga Preston.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit