Klopp nuk ka më dyshim: Ai është një super lojtar

21 Janar 2022
17:11
Denis Hakanaj
back button

Jurgen Klopp nuk e ka fshehur lumturinë e tij pas fitores 2-0 në fushën e Arsenal, që i ka siguruar skuadrës së tij finalen e Carabao Cup.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, djemtë kanë qenë me të vërtetë të jashtëzakonshëm. Arsenal e ka nisur shumë mirë pjesën e parë, por ne kemi rezistuar mirë dhe kemi ruajtur qetësinë. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën e dytë”, ka thënë Klopp për Sky Sports UK.

Nuk kanë munguar elozhet për Diogo Jota, autor i dygolëshit vendimtar:

“Është në një moment shumë të mirë, kemi shënuar dy gola shumë të bukur. Nga momenti që ka ardhur këtu është rritur shumë, është bërë një super lojtar”.

Të Kuqtë do të sfidojnë Chelsea-n e Thomas Tuchel në finalen e 27 shkurtit që do të zhvillohet në Ëembley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit