Klopp paralajmëron Liverpool dhe nuk pranon të flasë për Salah

17 Shtator 2021
19:01
Denis Hakanaj

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Crystal Palace.

“Crystal Palace është përmirësuar shumë këtë vit, do të përballemi me një skuadër që i ka idetë e qarta dhe shumë lojtarë të talentuar”, ka thënë trajneri gjerman.

“Firmino nuk është akoma gati, do të kthehet të stërvitet me shokët e skuadrës vetëm javën e ardhshme. Do të bëj rotacion sepse vijmë nga tri ndeshje në një javë, është normale. Rinovimi i Salah? Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit