Klopp: Përmbysja ndaj Barcelonës vlen më shumë se medalja e artë

11 Maj 2019
9:18
Alfred Lleshi
back button

Jurgen Klopp beson se triumfi i Liverpool-it ndaj Barcelonës është kulmi i momenteve të shumta mbresëlënëse në këtë sezon. Madje, këtë ndjenjë e vlerëson më shumë se fitorja e titullit në Premier League. Përmbysja epike e disavantazhit 3-0 të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve kundër kundër katalanasve do të mbetet si një “gur i çmuar” në karrierën e Klopp dhe lojtarëve të tij, si dhe në “Anfield”: 

"Një moment si ky vlen më shumë se medaljet e arit. Ky sezon ka qenë një vit plot me momente të mrekullueshme. Kemi zhvilluar ndeshje të jashtëzakonshme, por ajo e së martës ishte “qershia mbi tortë”. E pabesueshme, por është pikërisht portreti ynë, që duam t’i tregojmë botës. Ky është Liverpool. 

Është e mundur për kësi gjërash këtu. Është e mundur për këtë klub dhe këtë qytet, me tifozë të mrekullueshëm. Nëse kjo çon edhe në fitimin e trofeut, atëherë kjo do të ishte për në kornizë. Nëse njerëzit më gjykojnë se nuk kam fituar diçka në të kaluarën, kjo nuk mund ta ndryshojë të sotmen. 

Ne bëjmë gjithçka për t’i argëtuar njerëzit. Tifozët tanë vijnë në stadium për t’iu gëzuar lojës që bëjmë. Ata mendojnë dy apo tri ditë përpara në lidhje me ndeshjen. Operacionet e zemrës janë shumë më të rëndësishme në jetë, por unë nuk mendoj se njerëzit duan të lexojnë aq shumë në lidhje me to, ashtu siç bëjnë me futbollin. Kjo është e qartë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit