Klopp pranon krizën e Liverpool: Është edhe përgjegjësia ime, duhet të ndërhyjmë aty

17 Janar 2023
10:43
Telesport
back button

Liverpool rikthehet sot në fushë ndeshjen e FA Cup ndaj Wolverhampton, një sfidë delicate për “reds” pas dy humbjesh radhazi në Premier League. Trajneri Jurgen Klopp tha se çështjet në Liverpool janë komplekse dhe nuk mund të zgjidhen thjesht duke shpenzuar në afatin kalimtar, pavarësisht se pranon nevojën për t’u forcuar.

Trajneri këmbëngul se ai nuk është “shumë besnik” ndaj lojtarëve të tij të moshuar me performancë të dobët. “Do të forcohemi në janar vetëm nëse marrëveshjet janë të disponueshme dhe të realizueshme. Nëse nuk mund të blejmë as nuk mund të shesim”, u shpreh Jurgen Klopp.

A duhet të forcohemi? Sigurisht që po! A është ky momenti i duhur për të? Klubi e di këtë gjë”, tha më tej trajneri i “reds”, që ka mjaft lojtarë të dëmtuar, si Luis Diaz, Roberto Firmino, Diogo Jota dhe së fundmi Virgil van Dijk. Kjo do ta detyrojë klubin të ndërhyjë në në merkaton e janarit.

Nëse zgjidhja pas dëmtimeve është merkato, sigurisht që do të sjellim lojtarë për të na ndihmuar. Ne kemi një skuadër ekzistuese dhe po performojmë dobët, e di këtë gjë. Por nuk mund të ulem këtu dhe të fajësoj të gjithë lojtarët gjatë gjithë kohës, është përgjegjësia ime”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit