Klopp: Pse nuk ia bëjnë Guardiola-s këtë pyetje?

16 Shtator 2020
16:59
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Liverpool-it është lodhur duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij.

Gjermani, i cili është në drejtim të Të Kuqve që nga viti 2015, ka sugjeruar vitin e kaluar se do të merrte një vit pushimkur kontrata e tij do të skadojë në 2022-shin; pork, më pas, ai e ka rinovuar deri në 2024-ën marrëveshjen.

I pyetur se ku e shikon veten në katër vite, në një intervistë me Leeroy Matata në YouTube, Klopp është përgjigjur:

“Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje. Nuk kam dëgjuar asnjeri që ta pyesë Guardiola-n për këtë, por kontrata e tij skadon vitin tjetër. Unë kam edhe katër vite, që duket si një përjetësi në futboll”.

“Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë kësaj kohe. Mendoj se pas katër vitedh do të jem duke menduar nëse do të rinovoj apo jo. Nëse nuk rinovoj, do të shkoj me pushime”.

“Kur të largohem nga Liverpool-i, nuk do të gjej një punë tjetër menjëherë. Kjo është e sigurt. Do të qëndroj pushim një vit pas Liverpool-it”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit