Klopp “shkakton tërmet” në Brazil, ironizon trajnerin Tite

28 Tetor 2020
11:27
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp, nuk gërmon nëpër fjalë, kurrë nuk kursen asgjë. Në fund të fitores së ekipit të tij në xhiron e dytë të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve, ai u pyet nga një gazetar brazilian mbi dëmtimin e Fabinho, në funksion të Selecao:

“Unë nuk mendoj se Tite është i shqetësuar për dëmtimin e Fabinho, sepse ai kurrë nuk e grumbullon atë. Ndoshta do të kujtohet ani që u dëmtua, për tri ndeshjet e ardhshme të ekipit kombëtar”. Përveç kësaj, ai shtoi: “Për ne është padyshim një goditje e fortë, por në këtë moment nuk dimë më shumë. Sigurisht që nuk është pozitive, por as nuk duam të jemi negativë. Duhet të presim nesër testet për të zbuluar më shumë”.

Brazili luan ndeshjet e radhës kualifikuese më 9 dhe 13 nëntor kundër Venezuelës dhe Uruguajit. Fabinho mund të bashkohet me lojtarë të tjerë si Coutinho, të cilët tashmë janë të dëmtuar për skuadrën e trajnerit Tite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit