Klopp: S’më intereson vlerësimi i njerëzve, Zoti do të më gjykojë!

15 Mars 2019
14:01
Alfred Lleshi
back button

Jurgen Klopp nuk është i shqetësuar me trashëgiminë e tij te Liverpool-it, duke këmbëngulur se fitorja e titullit të Premier League do të ishte për tifozët. Të tijtë janë ende janë duke luftuar për lavdi në dy fronte, këtë sezon. Ata do të përballen me Porto në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ndërsa vijojnë rivalitetin e ethshëm me “qytetarët” e Guardiolës për kreun e renditjes në Angli.

Vetë trajneri gjerman nuk është i shqetësuar nga sugjerimet e njerëzve, se ai duhet të fitojë trofe, që të mbahet mend si i suksesshëm: "Ju nuk mund ta imagjinoni se sa pak jam i interesuar për këtë. Detyra ime është të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar ekipin të jetë sa më i suksesshëm, duke mos kërkuar të mbahem mend gjatë 50 viteve, kur njerëzit të flasin për mua.

E dua atë që bëj, mendoj se kam një ekip fantastik dhe kjo është e gjitha, që më bën person të lumtur. Unë e respektoj shumë dëshirën e të gjithë njerëzve e lojtarëve, mund të jem pjesë e asaj ëndrre, por titulli kampion nuk është për mua në fund, është për tifozët, për popullin e Liverpool-it.

Nuk më interesojnë vlerësimet e këtushme, sepse Zoti do të më gjykojë një ditë. Për atë që thonë njerëzit e tjerë, nuk mund të jem aspak i interesuar. E vetmja gjë për të cilën mendojmë është të fitojmë ndeshjen e radhës. Nuk jemi goditur psikologjikisht, sepse tani nuk jemi më të parët. Nëse ka diçka për të festuar në fund të sezonit, ne duhet ta mbyllim të parët. Deri atëherë, le të luajmë futboll". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit