Klopp thumbon Sarrin: “Shpresoj të mos na shohë, përndryshe do të bëjë ofertën…!”

15 Korrik 2019
21:55
back button

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp thumbon Maurizio Sarrin, edhe pse mes të dyve nuk do të ketë më duel në Premier League, pasi tekniku italian ka dorëzuar drejtimin e Chelseas, për të marrë atë të Juventus.

Tekniku gjerman i Liverpool, në një konferencë për mediat ka folur mbi rolin e ri të Lallana përpara mbrojtjes, i njëjti pozicion me atë që Jorginho ka mbajtur nën drejtimin e Sarrit te Napoli dhe së fundmi te Chelsea.

“Adam mund të luajë në atë rol dhe zbavitet duke e bërë. Shpresojmë që Sarri të mos ndjekë ndeshjet tona, përndryshe ai do të bëjë ndonjë ofertë. Aty ai mund të japë ritëm dhe të bëjë gjëra në të cilat ai është i aftë”, deklaroi Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit