Klopp vendos veton, ultimatum drejtuesve: Më afroni këtë lojtar!

25 Janar 2021
18:21
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur me drejtuesit për merkaton e janarit. Ai u ka theksuar zyrtarëve të “Redsave” që të mos humbasin mundësinë të firmosin me David Alaban.

Lojtari 28-vjeçar nuk ka rinovuar me ekipin e Bayern Munchen dhe do të largohet në fund të sezonit. Mbrojtësi po flet me disa klube dhe mes tyre Liverpoolin.

“Redsat” duhet të fitojnë garën me klube të tjerë si Real Madridit, Barcelona, Chelsea, Manchester United dhe PSG. Juventusi nga krahu tjetër po monitoron situatën, por ende nuk ka ndërhyrë për ta rrëmbyer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit