Klopp: Vetëm një gjë që do të ndryshoja në futboll

7 Tetor 2021
15:28
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një intervistë interesante për This is Anfield.

Lojtarët – Në karrierën e tij të gjatë si trajner, Klopp ka punuar më shumë kampionë, megjithatë ka një që do të kishte dashur ta shihte nga afër, por nuk ka qenë e mundur:

“Do të më kishte pëlqyer të kisha stërvitur Steven Gerrard. Ka qenë një lojtar i pabesueshëm”.

Futbolli aktual – Në lidhje me futbollin aktual, trajneri i Liverpool ka shpjeguar se çfarë do të ndryshonte tani:

“Vetëm një gjë, dhe është fraza për aplikimin e VAR gabim ‘i qartë dhe i dukshëm’. Ja, këto dy fjalë, ‘i qartë dhe i dukshëm’. Nuk ka kuptim. Bëhet fjalë për të vendim të drejtë ose të gabuar. Nëse një faull është një faull, loja ndalet. VAR ndërhyn dhe mbaron aty”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit