Klopp zbulon favoritet: Këta dy ekipe do diskutojnë finalen e Championsit

5 Korrik 2020
15:04
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli fitoi titullin kampion, por u eliminua nga Atletico Madrid në raundin e 1/8. Paraqitje e dobët për kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, por pavarësisht kësaj fitimi i titullit ka ndryshuar situatat.

Tekniku Jurgen Klopp ka folur sërish për Champions Leaguen. Ai tregon dy ekipet që sipas tij janë favorite për fitimin e kupës veshgjatë. “Për mua, dy favoritët kryesorë që kanë mbetur në garë për fitimin e Champions League, janë Bayern Munchen dhe Manchester City. Do të ishte një finale emocionuese mes këtyre dy skuadrave. Sivjet është regjistruar diçka e veçantë, një situatë që nuk kishte ndodhur më parë.

“Ne kemi parë se çfarë sezoni mbresëlënës ka bërë Bayerni, para dhe pas pandemisë. Pasi Flick u ul në stolin e ekipit, loja e Bayernit ka qenë me të vërtetë mbresëlënëse. Mendoj se bavarezët dhe Manchester City janë kandidatët kryesorë për fitimin e Champions. Skuadrat e tjera? Nuk besoj se nuk kanë shanse për të mbërritur në finale, por jam i bindur që Bayerni dhe City janë favoritët kryesorë“, – tha Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit