Klopp zbulon të ardhmen: “Kjo do të ndodhë me Liverpool, Man.City &Co sezonin e ardhshëm!”

11 Maj 2019
21:27
back button

I intervistuar nga “Sky Sports” në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka pranuar se pret një rritje të nivelit të skuadrave të tjera vitin e ardhshëm.

“Çfarë mund të themi për Manchester City? Me siguri nuk do të jenë më keq vitin e ardhshëm, është e qartë dhe as ne nuk do të jemi më keq, por edhe të gjithë të tjerët do të reagojnë”, deklaroi Klopp.

“Diferenca kryesore mes nesh, City dhe katër skuadrave të para në klasifikim nuk ishte cilësia, por vazhdimësia. Vijimësia është diçka mbi të cilën mund të punosh dhe cilësia do të rritet në klubet e tjerë”, vijoi tekniku gjerman i “Të Kuqve”.

“Kështu do të ndodhë. Duhet të sigurohemi vërtetë që të qëndrojmë në pistë dhe të bëjmë akoma gjërat e duhura. Vetëm atëherë do të kemi një të ardhme shumë pozitive”, përfundoi trajneri i Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit