Klopp zbulon të ardhmen: Ja ku do të drejtoj pasi të iki nga Liverpool

11 Dhjetor 2018
19:14
Telesport
back button

Trajneri i ekipit të Liverpool, Jurgen Klopp, në prag të duelit që do të zhvillojë ndaj Napolit në Champions League, ka rrëfyer një episod kurioz që ka ndodhur dy vite më pare, para se të drtejtonte “reds”. Ai ka treguar se presidenti i ekipit napoletan, Aurelio de Laurentiis e ka kontaktuar për ta sjellë në Serinë A, për të drejtuar Napolin. Asokohe ai drejtonte ekipin gjerman të Borussia Dortmund, por në fund vendosi të transferohet në Premier League dhe jo në Serinë A.

Unë kam ende edhe 3 vite e gjysmë kontratë me Liverpool dhe nëse do të më kërkojnë sërish nga Seria A do të vij këtu, të drejtoj në Itali. Italia më pëlqen shumë, ashtu sikurse edhe ushqimi i saj edhe pse nuk e flas gjuhën tuaj. Më pëlqen presidenti De Laurentiis, një njeri që i thotë gjërat troç, pa u fshehur pas fjalëve. Ai ka ditur gjithnjë të zgjedhë trajnerët e duhur për Napolin, si Benitez, Sarri dhe tani Ancelotti. Unë, tani për tani, jam i kënaqur te Liverpool, në të ardhmen mund të jem në Serinë A”, tha Klopp.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit