Klubet e Europës në luftë për yllin e Barcelonës

24 Shkurt 2020
19:16
back button

Marc Cucurella është duke bindur me fanellën e Getafes në çdo aspekt. Në kampionat ai ka merita të mëdha për pozicionin e pestë në renditje të La Liga-s, madje të enjten ata mposhtën edhe Ajax në Europa League. 

Aktualisht Cucurella është huazuar nga Barcelona te Getafe. Ekipi aktual mund ta blejë përfundimisht për 6 milionë euro lojtarin, por një transferim tjetër i 21-vjeçarit nuk është i pamundur. 

Siç raporton Cope, shumë klube janë interesuar për të dhe janë gat të paguajnë deri në 25 milionë euro. 

Borussia Monchengladbach, Leverkusen, Arsenal dhe Tottenham po luftojnë për firmën e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit