Klubet italiane mbeten pas, Kumbulla mund të përfundojë në Francë

29 Maj 2020
21:13
Eraldo Harlicaj
back button

Marash Kumbulla mbetet një nga lojtarët më të diskutuar në merkaton e Serie A, por dhe Europës. I riu ka bërë mjaft mirë me skuadrën e Hellas Veronës dhe në verë do të ndryshojë skuadër.

Shumë klube në Serie A e duan, por së fundmi ka dalë në skenë dhe Lyoni. Gazetari i L`Equipe, Bilel Ghazi, ka hedhur bastin e tij se shqiptari është në listën e shkurtët të francezëve.

Gjigantët e Francës që morën një goditje të madhe ekonomike pas pezullimit të Ligue 1 po studiojnë për mbrojtjen, Samuel Gigotin e Spartak Moskës dhe lojtarin e kombëtares shqiptare. Kumbulla vështirë të kalojë në Francë, pasi ka shumë ekipe që e duan në Itali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit