Klubi anglez kontakton me Mourinho, i ofron “timonin” drejtues

16 Tetor 2019
9:33
Alfred Lleshi
back button

Ka një pasiguri në rritje për të ardhmen e Mauricio Pochettino në stolin e nënkampionëve të Europës. Madje, Tottenham ka vendosur kontakte me Jose Mourinho për ta pasuar argjentinasin, sipas “Soccer Link”. Pochettino është “nën zjarr” në veri të Londrës, pasi skuadra që drejton e ka nisur mjaft dobët sezonin, pavarësisht se investoi shumë në blerje, këtë verë. Nga Anglia thuhet se drejtuesit e klubit nuk e kanë ndarë mendjen për ta shkarkuar trajnerin aktual, presin reagim bindës prej tij dhe skuadrës, por nuk duan të gjenden të papërgatitur, nëse trajektorja e rezultateve negative nuk ndryshon. 

Për pasojë, kanë kontaktuar me Mourinho për të ditur interesin e tij për këtë pozicion. Me shumë gjasa, “Special One” është i hapur për bashkëpunim, sepse synon të kthehet në Premier League, qoftë edhe si sfidë ndaj “Djajve të Kuq”, që e shkarkuan dhejtorin e vitit të kaluar. Ai refuzoi Lyon së fundi, duke thënë se e ka zgjedhur skuadrën e tij të re. Mediat lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Tottenham, por kjo mbetet të shihet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit