Klubi anglez sulm të fortë për Rashicën, shqiptari i pavendosur

29 Qershor 2020
20:44
Eraldo Harlicaj
back button

Milot Rashica është emri i nxehtë i merkatos së verës. Sulmuesi do të largohet nga Werder Bremen dhe janë shumë ekipe që e duan në skuadër. Aston Villa është klubi i radhës që ka rizgjuar interesin për të.

Anglezët duan të bindin Rashicën sepse konkurrenca për të është e madhe. Leipzig dhe Dortmund janë dy ekipet që po tentojnë sulmuesin shqiptar, ndërsa sulme ka dhe nga Serie A. Napoli po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit të Kosovës.

Werderi nga krahu tjetër është bindur se nuk do të ketë më shërbimet e sulmuesit për sezonin tjetër, prandaj po mendojnë për emrat që mund ta zëvendësojnë. Gjermanët tashmë presin ofertën më të lartë për xhevahirin e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit