Klubi argjentinas krijon ekip eSports-i në bashkëpunim me Puma-n

12 Dhjetor 2018
21:38
back button

Klubi argjentinas Atletico Independiente ka themeluar ekipin e tij në eSports për të marrë pjesë në turnetë e FIFA-s dhe në e-Superliga Argentina.

Nëse kjo nismë del e suksesshme, atëherë klubi thotë se mund të hyjë në seri të tjera lojërash, duke përfshirë gjigantet League of Legends dhe Fortnite.

Një ekip, i cili do të ketë edhe dy lojtarët më të mirë të eSports në Argjentinë, Diego Gonzalez dhe Yago Fawaz, gjithashtu ka gjetur dy partnerë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për kompaninë sportive Puma dhe firmën e marketingut Portas, që do të jetë sponsori kryesor në fanella.

Indipendiente, që luan në Primera Division të Argjentinës, është një nga klubet më të njohur në vend.


Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit