Klubi gjerman nuk mban futbollistin e Kosovës, e kthen në Itali!

19 Maj 2020
20:52
Eraldo Harlicaj
back button

Fortuna Dusseldorf do të rikthejë Valon Berishën sërish në Romë. Futbollisti i Lazios u huazua në janar te skuadra gjermane sepse nuk kishte minuta në Serie A, prandaj Tare mendoi ta huazonte në bundesligë për të luajtur.

Futbollisti i Kosovës ka bërë paraqitje të mira dhe diçka të tillë e pranon dhe drejtori sportiv i Dusseldorfit, Lutz Pfannenstiel. Ky i fundit e pranon se shqiptari i ka ndihmuar goxha, por nuk do të paguajnë për kartonin e tij.

Zyrtari i gjermanëve ka theksuar se arsyeja se pse merret një vendim i tillë është buxheti. Gjermanët nuk janë në gjendje të paguajnë për të blerë në merkaton e verës futbollistin dhe për të paguar rrogën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit