Klubi gjerman thyen çdo limit në Europa League, UEFA përgatit dënimin e bujshëm

20 Shkurt 2020
21:56
Eraldo Harlicaj
back button

Frankfurti fitoi me rezultatin 4-1 kundër Salzburgut në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/32 në Europa League. Ekipi gjerman mund të ketë dalë i fituar nga fusha e lojës, por tifozeria shfaqi probleme në shkallët e stadiumit. 

Ata hapën dy banderola ku sulmohej UEFA dhe Red Bulli. “F*ck UEFA”, shkruhej në të parën, ndërsa në të dytën shkruhej “F*ck RB”. Referuar pikërisht Red Bullit, pasi kjo kompani ka dhe Red Bull Salzburgun dhe Red Bull Leipzigun. Sigurisht që pritet të ketë një dënim shembullor për skuadrën gjermane. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit