Klubi i Bayern Munich i prish premtimin dhe dhuratën portierit zvicerian!

14 Mars 2023
19:16
Telesport
back button

“Unë do t’i lë atij një kamion plot me çokollatë zvicerane para derës së tij.” Portieri i Bayern Munichut, Yann Sommer, njoftoi synimin e tij për të shpërblyer mbrojtësin dhe shokun e skuadrës Matthijs de Ligt pas pritjes së tij në linjë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint Germain e fituar nga bavarezët…

Një premtim që u mbajt edhe nëse dërgesa nuk realizohej për shkak të ndalimit të vendosur nga klubi gjerman. Në fakt, Sommer kishte kontaktuar një kompani zvicerane (Kagi) dhe kishte porositur 700 kg çokollatë qumështi për t’i dorëzuar futbollistit holandez….

Një ngarkesë e cila megjithatë nuk arriti kurrë në destinacionin e saj për shkak të vullnetit të Bayern Munichut, i cili mohoi dorëzimin e dhuratës sepse në atë moment qendra sportive ishte e shkretë edhe për shkak se kompania zvicerane nuk është sponsor zyrtar i klubit.

“Dhjetë minuta para mbërritjes në Mynih, lajmi i keq: kamioni me çokollatën zvicerane nuk mund të dorëzohej. Pas më shumë se tre orësh rruge, zhgënjimi ishte i fortë”, shpjegoi zëdhënësja e Kagi për Munchner Merkur e cila shpjegon se si, duke pasur parasysh pamundësinë e dorëzimit të çokollatës tek futbollisti i Bayern-it, ajo vendosi ta dërgonte atë në bankën e ushqimeve të Mynihut…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit