Klubi i David Beckham interesohet për yllin e Serisë A

19 Nëntor 2019
19:35
back button

Skuadra më e re e Major League Soccer Inter Miami CF interesohet për blerjen e veteranit të Juventusit, Mario Mandzukic, këtë e raporton spanjollja AS.

33-vjeçari është përfolur për një largim nga klubi që pas mbërritjes së Maurizio Sarrit i cili e ka lënë jashtë listës së Champions League, duke mos e grumbulluar as në ndeshjet e Serie A.

Kroati është përfolur për një transferim te Manchester United, ose për një rikthim në Bundesliga, por raportet e fundit e lidhin me një udhëtim të gjatë në Amerikë.

Inter Miami, klubi i legjendës angleze David Beckham ka shfaqur interes duke iu bashkuar garës për sulmuesin, i cili mund të tundohet nga mundësia e jetesës në Shtetet e Bashkuara.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit