Klubi i kërkon Allegri të “hapë krahun”, trajneri i Juventus merr urdhëra vetëm nga ai

28 Maj 2023
12:20
Telesport
back button

E përditshmja italiane “La Repubblica” zbulon se klubi i Juventus do t’i kërkojë trajnerit Massimiliano Allegri të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni. Fakti që bardhezinjtë po mbyllin një tjetër sezon pa asnjë trofe nuk është pritur mirë, ndërkohë që klubi dëshiron të nisë një cikël të ri dhe me trajner të ri.

E ardhmja e bardhezinjve do të planifikohet nga data 5 qershor, kur dhe mbyllet ky sezon për të nisur planet e merkatos së ardhshme. Gjithsesi, trajneri Allegri nuk ka ndërmend të largohet, teksa në konferencën e fundit për shtyp deklaroi se ka ende edhe dy vite kontratë me Juventus.

Allegri i ka bërë të qartë klubit se për të ardhmen e tij do të vendosë vetëm pasi të ketë biseduar “kokë më kokë” me presidentin John Elkann. Vetëm nëse ky i fundit do t’i kërkojë largimin e parakohshëm, atëherë trajneri do të diskutojë në një tavolinë për mundësinë që ky divorc të ndodhë këtë verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit