Klubi i njohur pranon uljen e pagave, 50% më pak për shkak të COVID-19

3 Prill 2020
15:44
Eraldo Harlicaj
back button

Kriza e klubeve është e madhe në të gjithë botën për shkak të COVID-19. klubi i radhës që ka rënë dakord për të shkurtuar rrogat është Hibernian. Skocezët e kanë pranuar situatën dhe janë dakord për të ndihmuar klubin. 

Stafi dhe lojtarët e klubit që garojnë në Skoci kanë rënë dakord që të heqin dorë nga 50% e pagës së tyre. Klubi ka dalë me vendim zyrtar dhe ka falenderuar stafin dhe lojtarët. 

“Stafi dhe lojtarët kanë rënë dakord që të ulin 50% të rrogave të tyre për shkak të krizës sëCOVID-19. Klubi i falenderon ata për mendimin e tyre”,- thuhet në deklaratë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit