Klubi i Premier League ndalon lojtarët të luajnë fantazi futboll, arsyeja është e pabesueshme

23 Shkurt 2021
21:32
Denis Hakanaj
back button

Aston Villa ka ndaluar lojtarët e skuadrës që të luajnë fantazi futboll. Arsyeja është e pabesueshme: gjithçka ka ardhur nga dëmtimi i kapitenit të ekipit Jack Grealish, i cili nuk ka luajtur të dielën kundër Leicester për shkak të një dëmtimi.

Problemi është se, duke qenë se bëhet fjalë për një lojë me liga, ndeshje dhe ekipe publike, kanë qenë të shumtë ata që kanë vënë re shokët e ekipit të Grealish, që e kishin hequr nga formacioni titullar, duke konfirmuar në mënyrë indirekte dëmtimin e tij.

Një rast ky që ka tërbuar klubin, i cili ka vendosur t’ia ndalojë lojën të gjithë pjesëtarëve të tij. Në Premier diskutohet shumë për fantazi futboll dhe është ngritur pyetja nëse duhet konsideruar një problem.

Për rrjedhojë, ka mundësi që të merret ndonjë vendim zyrtar në lidhje me lojën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit