Klubi i Serie A “çmendet” për Rey Manaj, Barcelona në dilemë

25 Korrik 2021
13:31
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa priste të kuptonte të ardhmen e Locatelli dhe të vlerësonte situatën e Bogas, Sassuolo tashmë ka identifikuar një përforcim për sulmin. Fjala është për Rey Manaj, ish-sulmuesi shqiptar i Interit dhe tani pjesë e Barcelona B. Dy klubet kanë marrëdhënie shumë të mirë për huazime lojtarësh, kryesisht në drejtimin Katalonjë-Itali.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shpërthyer në dy miqësoret parasezonale të ekipit të parë katalanas, duke befasuar dhe futur në dilemë trajnerin Ronaldo Koeman. Shqiptari shënoi 4 gola dhe rivlerësoi veten në këtë moment, kur konsiderohej i larguar edhe nga Barcelona B. Mediat katalanase flasin për tre skenarë, që presidenti Laporta ka në tavolinë për shqiptarin.

I pari lidhet me huazimin e tij diku, për të marrë eksoperiencë, me Sassuolo favorite për këtë gjë. I dyti parashikon qëndrimin e 24-vjeçarit te Barcelona B dhe pastaj ta marrë në ekipin e parë sa herë e mendon se nevojitet trajneri Koeman. Skenari i tretë nënkupton qëndrimin me ekipin e parë të Barcelonës, po u shitën dy sulmues të tjerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit