Klubi nuk i beson më argjentinasit, Chelsea identifikon dy zëvendësues të Pochettino

5 Mars 2024
11:51
Telesport
back button

Mediat britanike konfirmojnë se drejtuesit e Chelsea do të rishikojnë pozicionin e trajnerit Mauricio Pochettino në fund të sezonit. Madje klubi është duke punuar për të gjetur edhe një zëvendësues të mundshëm për të ardhmen.

Sezoni i vështirë i “bluve” të Londrës vijoi edhe fundjavën e kaluar, kur ata barazuan ndaj Brentford në fundin e lojës. Chelsea mbetet në gjysmën e dytë të tabelës së renditjes së Premier League.

Klubit do të presë deri në fund të sezonit pronarin Todd Boehly për të vendosur për të ardhmen e Pochettino. Gjithsesi, klubi ka lëvizur herët dhe dy emra janë në listë: Ruben Amorim i Sportingut dhe Roberto De Zerbi i Brighton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit