“Klubi nuk ma ka kërkuar kurrë Champions-in”, Pep hesht kritikët: Nuk është një dështim

6 Maj 2022
18:38
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola është kthyer të flasë për humbjen e pësuar kundër Real Madrid, që i ka kushtuar eliminimin nga Champions League Manchester City-t:

“Nuk ka fjalë që të na ndihmojnë të ndihemi më mirë. Vetëm koha mund ta bëjë. Duhet të pushojmë dhe të mendojmë për objektivin e ardhshëm.

Do të mblidhemi nesër për herë të parë pas humbjes dhe do të flasim për gjërat e mira që kemi bërë në dy ndeshjet e fundit. Si trajner, këto janë momentet që më bëjnë të ndihem më krenar. Nuk mendoj për titullin, mendoj për Newcastle”, ka thënë Pep dy ditë para ndeshjes me bardhezinjtë në kampionat.

Di të vështira: “Do ta rimarrim veten. Sot është më mirë se dje dhe nesër do të jetë akoma më mirë. Ky është futbolli: kemi dy javë të vështira përpara”.

A do të arrijë ky grup ta fitojë Champions-in? “Nuk e di. Nuk mund të përgjigjem, futbolli është i paparashikueshëm. E kemi parë shumë herë me këtë skuadër, me këtë klub. Sheiku Mansour nuk e ka blerë klubin dhe ka investuar ë këto struktura vitet e fundit vetëm për të fituar Champions League.

“E ka bërë për të luftuar deri në fund në të gjitha kompeticionet. Duam ta fitojmë Champions-in, por askush nuk mund ta thotë nëse do t’ia dalim. Duhet të luftojmë në çdo kompeticion. Për ne është një nder, por njerëzit nuk e vlerësojnë atë që bën ky klub.

“Mendoj se është me të vërtetë e jashtëzakonshme që kemi arritur përsëri në gjysmëfinale. Ishim shumë afër objektivit, por Real Madrid e ka merituar. E rëndësishmja është ta provojmë përsëri sezonin e ardhshëm.

“Që nga dita e parë më është dashur të bëj llogaritë me faktin se duhet të fitojmë Premier League, FA Cup, gjysmëfinalet e Champions League… kemi fituar Kupën e Ligës katër herë radhazi. Nuk më kanë kërkuar asnjë titull, por na kanë kërkuar që të luanim në maksimum kundër çdo kundërshtari.

“Është e kundërta e asaj që mendojnë njerëzit. Thonë se është një dështim nëse nuk fitojmë: nuk jam dakord. Është e trishtë, lojtarët donin të luanin në finale, por për këtë klub është një gëzim të mund të luajë në këtë mënyrë kundër Real Madrid-it.

Të harrohet humbja. “Nuk duhet ta bëjmë, si mundet ta bëjmë? Do të luajmë kundër Newcastle duke menduar për atë ndeshje. Real Madrid ka historinë… Di Stefano, Puskas, Raul, Cristiano kanë qenë protagonistë, për këtë arsye është bërë protagonist edhe Rodrygo.

“Mendimi im për lojtarët e mi nuk ndryshon, sepse e di se futbolli është kështu. Nëse me kërkoni të jap një shpjegim, them se futbolli është kështu: 22 lojtarë që lëvizin me topin, ndodhin gjëra të bukura dhe të shëmtuara, dhe pas kohës shtesë, ka mbaruar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit