Klubi rrezikon falimentimin, Alaba i shkon në ndihmë

24 Nëntor 2021
18:30
Denis Hakanaj
back button

Klubi i vjetër austriak i David Alaba, Austria e Vjenës, ku është rritur për gjashtë vite para se të transferohej te Bayern Munich, rrezikon dështimin.

Mbrojtësi i Real Madrid po kërkon ta ndihmojë, bashkë me një fond investimi.

Skuadra austriake ka një borxh prej 12.5 milionë eurosh, i cili duhet shlyer brenda së premtes për të shmangur falimentimin.

Majin e kaluar, Alaba është bërë edhe ortak minorance i klubit, me 2% të kuotave, por kjo nuk ka mjaftuar për të rregulluar bilancet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit