Klubi shitet për 350 mln euro, Zidane dhe Conte në garë për stolin

7 Tetor 2021
16:29
Denis Hakanaj
back button

Një sheik i ri në futbollin e rëdnësishëm.

Pas muajsh negociatash, Newcastle është blerë nga një fond investimesh saudit që kryesohet nga princi Mohamed bin Salman për rreth 300 milionë sterlina, përafërsisht 350 milionë euro.

Një operacion që, sipas Daily Mail, pritet të ndryshojë hierarkitë e futbollit anglez dhe europian, duke parë se pronarët e rinj do të bëjnë investime të rëndësishme për ta ngritur klubin sa më shpejt në vendet e para të Premier League në fillim dhe më pas në Champions.

Për momentin, Magpies mbajnë vendin e parafundit në renditje me 3 pikë dhe zero fitore në shtatë javët e para. Një situatë kjo që ka ngritur dyshime mbi pozicionin e trajnerit Steve Bruce.

Ka shumë mundësi që pronarët e rinj do të kërkojnë të marrin një emër të madh në stol dhe mes trajnerëve të lirë, ata që ndezin ëndrrat e tifozëve janë Zidane dhe Antonio Conte.

Ish-trajneri i Inter-it nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer në Angli pas eksperiencës te Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit