Klubi spanjoll i ofron sulmuesin Bayernit

18 Korrik 2019
18:15
back button

22-vjeçari Brais Mendez i Celta Vigos thuhet të ketë zgjuar interesin e Bayern Munich, këtë e raporton Kicker. 

Sipas gazetës gjermane, lojtari thuhet t’i jetë ofruar bavarezëve ndërsa edhe drejtuesit e kampionëve të Bundesligës kanë shfaqur pëlqimin e tyre. 

Mendez ka luajtur 50 ndeshje te Celta Vigo, duke shënuar shtatë gola dhe duke përgatitur tetë të tjerë. 

Ai mund të ishte një përforcim i denjë në krahët e sulmit të Bayern dhe ka një klauzolë lirimi 25 milionë euro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit