Klubi surprizon Ancelottin, i sjell një lojtar që nuk e kishte kërkuar

13 Janar 2020
22:59
Eraldo Harlicaj
back button

Evertoni ka bërë një goditje interesante në merkato. Ekipi anglez ka arritur të sigurojë firmën e lojtarit të talentuar Jarrad Branthwaite. Mbrojtësi 17-vjeçar ka nënshkruar për klubin e ri dhe do të jetë pjesë e grupit në vazhdim. 

Trajneri Carlo Ancelotti do të ketë në ekip një element shumë të mirë për të ardhmen, por sigurisht nuk është e vetmja kërkesë që ka. Evertoni ka vuajtur shumë këtë sezon dhe tekniku ka nevojë për lojtarë të afrimuar që mund të ndikojnë direkt në rendimentin e skuadrës. I riu la ekipin e Carlisle United për t’iu bashkuar skuadrës së Evertonit. Ai ka bërë një hap gjigant n% karrierë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit