Kluivert i qartë: Barcelona pa Messin është shumë më pak, ja ç’duhet të bëjë!

8 Shkurt 2019
11:00
Alfred Lleshi
back button

Ish-futbollisti holandez i Barcelonës, Patrick Kluivert, i ka rekomanduar klubit katalanas që të shikojë nga e ardhmja dhe të fillojë të kërkojë zëvendësin e mundshëm të Lionel Messit, të cilin e konsideron lojtarin më të mirë në botë. 

"Unë mendoj se në këtë moment, Messi është më i miri në botë. Ai ka qenë i tillë prej disa vitesh. Barcelona pa Messin është shumë më pak, kjo është e qartë dhe nuk është çudi ta them", – tha Kluivert gjatë një ngjarjeje reklamuese në Ciudad të Meksikës.

Kluivert, 42 vjeç, ka luajtur për Barçën midis viteve 1998 dhe 2004. Kështu, ai e përsëriti qëndrimin e tij mbi yllin argjentinas: "Ju duhet të shikoni nga e ardhmja. Që ta bëjë këtë, Barcelona duhet të gjejë një zëvendësues të Messit, ose të shohë se si do të luajë pa të. Kjo është shumë e rëndësishme". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit