“KO” pas 5 sekondash: S’mbaj mend asgjë se çfarë ndodhi në kafaz

10 Korrik 2019
14:13
Telesport
back button

Në eventin UFC-239, zhvilluar ditën e diel në Las Vegas, sportisti Jorge Masvidal regjistroi fitoren më të shpejtë me “KO” në historinë e arteve marciale mikse. Ai mundi brenda 5 sekondash Ben Askren. Ky i fundit ra në tapet pa ndjenja dhe më pas u shoqërua në dhonat e zhveshjes nga stafi mjekësor.

Askren thotë: “Nuk fshihem pas gishtit, pasi bëhen edhe gabime që të kushtojnë humbjen. Nuk kam asnjë peng nga ajo sfidë. Personalisht nuk mbaj mend asgjë nga ajo goditje me gju e Masvidal edhe pse pamjet i kam parë disa herë. U tregua i shpejtë dhe shpërthyes. Nuk është e lehtë ta bësh atë goditje. Një humbje e shëmtuar për mua, ndoshta e meritoja”.

Gjithsesi, jam mirë. Nuk kam trauma apo dhimbje. E dija që Jorge do ta niste duelin në mënyrë të çmendur, ashtu si ndaj Daren Till, ndaj isha përgatitur për të evituar goditjet me gju. Por ai ishte shumë i aftë. Nuk e prisja. Tani nis gjithçka nga e para për mua, pasi më duhet të punoj fort për të siguruar një duel për titull”, tha Ben Askren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit