Kobe Bryant kthehet në legjendë, hyn zyrtarisht në “Hall of Fame”

17 Maj 2021
8:59
Telesport
back button

Në një mbrëmjë të paharrueshme dhe plot emocione të zhvilluar në Philadelphia, është zhvilluar ceremonia e hyjes në “Hall of Fame” (sallonin e famës) të disa prej ikonave të basketbollit, mes tyre edhe Kobe Bryant, i ndarë nga jeta 16 muaj më parë pas një aksidenti me helikopter.

Përveç tij, një vend mes më të mirëve të këtij sporti siguruan edhe Kevin Garnett, Tim Duncan, Rudy Tomjanovich, Kim Mulkey, Eddie Sutton, Tamika Catchings, Barbara Stevens dhe Patricks Baumann. Kjo ceremony duhej të ishte zhvilluar vjet, por u shty për shkak të pandemisë Covid-19.

Mjaft të bukura momentet kur në “Hall of Fame” hynë dy kampionë të basketbollit amerikan si Kevin Garnett dhe Tim Duncan, që kanë shkruar historinë e këtij sporti. Por momenti më kulmor ishte kur u përmend emri i Kobe Bryant, ndërkohë që në skenë hynë bashkëshortja e tij Vanessa Bryant e shoqëruar nga Michael Jordan.

Kobe ishte unik, s’do të ketë një tjetër si ai. Jam krenar për ty, pasi ia dole mbanë të jesh më i miri. Nuk je thjesht një MVP, por je një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Sakrifica jote, puna, dashuria e pasioni për këtë sport u shpërblyen. Ia dole mbanë”, u shpreh Vanessa Bryant.

Kobe Bryant luajti gjatë gjithë karrierës me Lakers, ekip me të cilin fitoi 5 tituj kampionë në NBA dhe ka marrë pjesë 18 herë në “All Star Game”. Ai fitoi edhe 2 medalje të arta olimpike me kombëtaren amerikane, në vitet 2008 e 2012.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit