Koeman, i ashpër me Barçën: Nuk shkon kështu, po luajmë për jetën tonë

21 Tetor 2021
15:36
Denis Hakanaj
back button

Një fitore që, për momentin, ka larguar rrezikun e shkarkimit.

Ronald Koeman e ka festuar suksesin e Barcelona-s në Champions League me rezultatin 1-0 kundër Dinamos së Kievit, por nuk ka qenë aspak i kënaqur për rastet e humbura nga lojtarët e tij.

“Nuk mund të shpërdorosh raste të tilla sepse ne po luajmë për jetën tonë”, ka thënë trajneri holandez për Goal.

“Fatmirësisht, kem i qenë perfekt në mbrojtje. Jam i kënaqur me lojën që kemi treguar, por jo për efikasitetin. Kur je superior duhet të krijosh raste dhe të shënosh. Kjo është përgjegjësia e sulmuesve. Një fitore 3 ose 4 me zero do të kishte qenë një rezultat normal”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit