Koeman komenton Barcelonan pas miqësores dhe i thur elozhe ekipit! “Ja sa variante kam mbi sulmin”

16 Shtator 2020
22:41
Telesport
back button

Pas fitores kundër Girona në miqësore, trajneri i Barcelonës Ronald Koeman komentoi: “Jam shumë i kënaqur me performancën fizike të lojtarëve. Djemtë janë të lodhur sepse ne jemi duke stërvitur shumë intensivisht për katër javë, por duhet të vazhdojmë fort deri në javën tjetër, kur duhet të përgatitur për fillimin e La Liga”.

“Gjithmonë përpiqem të hedh sulmin më të mirë të mundshëm. Kemi disa lojtarë që mund të luajnë në pozicione të ndryshme dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer. Coutinho mund të luajë në krahun e majtë dhe në qendër. Griezmann mund të luajë në krah , në qendër dhe si qendërsulmues ndërsa Messi mund të fillojë nga e djathta, të luajë më mbrapa ose përpara në sulm. Ka shumë mundësi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit