Koeman nuk rrezikon akoma, vetëm një gjë do të ishte fatale për holandezin

25 Tetor 2021
19:15
Denis Hakanaj
back button

Pavarësisht humbjes në  Clasico dhe sulmi i pësuar jashtë Camp Nou (fatmirësisht pa pasoja), Barcelona ka dalë menjëherë në krah të Ronald Koeman dhe e ka konfirmuar në drejtim të ekipit.

Një qëndrim ky që, sipas AS, nuk duhet të ndryshojë deri në fund të sezonit: trajneri holandez ka “çelësat e klubit çfarëdo që të ndodhë. Një vendim i marrë për të zgjedhur më mirë trajnerin e ardhshëm dhe për të projektuar sezonin 2022/23. Barça do të luajë për të ardhmen në Champions kundër Dinamos së Kievit dhe Benfica-s”.

Vetëm një eliminim në fazën me grupe, pas 21 vitesh, mund ta bindë klubin që ta shkarkojë Koeman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit