Koeman përgjigjet për Barçën, tregon nëse do të bëhet trajner i saj

13 Nëntor 2019
15:05
Alfred Lleshi
back button

Ronald Koeman ka thënë fjalën e tij mbi zërat mediatikë, që e shohin si zëvendësues të mundshëm të Ernesto Valverde në stolin e Barcelonës. Nga grumbullimi i Hollandës, një ditë para lojës ndeshjes eliminatore kundër Irlandës së Veriut, ai rrëfeu se ka një klauzolë në kontratë për ta lënë drejtimin e portokallinjve, por nuk ka ndërmend ta bëjë këtë pa mbaruar “Euro 2020”. Me këtë rast, Koeman ka insistuar përsëri se do të vazhdojë ta udhëheqë kombëtaren holandeze deri vitin e ardhshëm: “Është një mundësi që e kam për të nënshkruar me Barcelonën, megjithatë nuk do të mendoj për këtë deri pas Kampionatit Europian”.

Pra, trajneri holandez është më shumë se i përqendruar te turneu kontinental i vitit që vjen dhe nuk do të dëgjojë asgjë për të ardhmen e vet. Klauzola e lirimit nga Hollanda do të ekzekutohet vetëm pas finaleve të “Euro 2020”, fazë në të cilën portokallinjtë i kanë të gjitha shanset të kualifikohen. Në fakt, vetë Ronald Koeman tha se “nuk ka asnjë klub tjetër, për të cilin mund të largohem nga Hollanda, përveç Barçës”. 

Gjithçka tregon se heroi i Kupës Europiane (sot Champions) të parë të skuadrës katalanase më 1992 nuk do ta humbasë shansin për ta stërvitur Barcelonën, nëse kjo mundësi i paraqitet. Ai është trajneri që po përflitet më së shumti për të zëvendësuar Valverde, bashkë me argjentinasin e River Plate, Marcelo Gallardo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit