Koeman sulmon Laporta: Preferoi më mirë të luante me mua, jo të blinte Wijnaldum

23 Shtator 2022
8:00
Alfred Lleshi
back button

Georginio Wijnaldum përfundoi te Roma (aktualisht i dëmtuar) pas një sezoni të dobët me Paris Saint-Germain. Mesfushori holandez, i cili u largua nga Liverpool-i si lojtar i lirë në verën e vitit 2021, mund të kishte përfunduar në “Camp Nou”, siç saktësoi Ronald Koeman në periferi të një eventi të “Cruyff Fundation”.

Ish-trajneri i Barcelonës sulmoi presidentin Laporta për atë negociatë të dështuar: “Ai preferoi më mirë të luante me mua sesa të blinte lojtarin”.

Kujtojmë se kësaj vere edhe holandezi tjetër De Jong ishte subjekt i interesimit intensiv të Manchester United, me Chelsea gjithashtu që përfundimisht u përfshi në “ankand”. Barcelona ishte e prirur ta shiste për të lehtësuar problemet e saj financiare, madje ra dakord për një marrëveshje me Manchester United.

Sidoqoftë, mesfushori qëndroi në “Camp Nou”, pasi më parë këmbënguli se donte të mos largohej që aty. 25-vjeçari që atëherë e ka parë kufizuar kohën e tij të lojës.

Duke folur për NOS nag përgatitjet me kombëtaren e Holandës, De Jong zbuloi se kur dhe pse vendosi të qëndronte te Barcelona: “Unë kisha vendosur tashmë që në maj se doja të qëndroja. Kështu që vetë isha shumë i qetë. Tani ndjehem i mirëpritur në klub, asgjë nuk ka ndryshuar me shokët e mi të skuadrës”.

Lidhur me mungesën e minutave të rregullta të aktivizimit, De Jong shtoi: “Unë nuk startova kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve. Natyrisht, dëshiroj të luaj në ndeshje të rëndësishme. Kur luaj më pak, e vë re këtë. Jo në të vërtetë në aspektin teknik, sepse ju ende dini të luani futboll, por më shumë në aspektin fizik”.

Holandezi ka startuar vetëm katër nga tetë ndeshjet e këtij sezoni për Barçën, në të gjitha garat, këtë sezon, dhe duket se tashmë është i frustruar me mungesën e kohës së lojës. Megjithatë, trajneri Xavi mund të mos jetë në ndonjë nxitim për t’i ndryshuar gjërat me skuadrën e tij të pamposhtur në La Liga, deri më tani, pasi ka pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit