Koeman “vë kujën” për Messin: E pamundur, Barça nuk bën dot pa të

17 Maj 2021
9:24
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se është “e pamundur” që Barcelona të luajë pa Lionel Messin, pas asaj që mund të ketë qenë ndeshja e fundit e yllit argjentinas në “Camp Nou”. Jashtë kontratës në fund të sezonit, pasiguria ende varet nga e ardhmja e Messit, aq më shumë pas mbylljes zhgënjyese të Barçës.

Edhe pse u pretendua për “Copa de Rey”, Barça mund ta përfundojë në rastin më të mirë në vendin e tretë të La Liga-s, pasi ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, përfshirë humbjen 2-1 ndaj Celta Vigo të dielën. Messi hapi rezultatin në këtë ndeshje, por mund të ketë qenë goli i tij i fundit me ngjyrat Blaugrana në “Camp Nou”.

Duke folur pas disfatës, Koeman tha: “Ai ka shënuar 30 gola në La Liga dhe na ka dhënë shumë pikë. Është një pyetje që qëndron pezull mbi Leo. Për pjesën time dhe klubit, le të shpresojmë se lojtari më i mirë në botë do të mbetet me ne. Nëse Leo nuk vazhdon këtu, ne kemi dyshime se kush do t’i shënojë golat”.

Mbrojtësi i majtë, Jordi Alba, është gjithashtu i pasigurt për të ardhmen e Messit: “Le të shpresojmë që jo, nuk do të largohet, megjithëse është një vendim që duhet ta marrë Leo”. Messi e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë për një klub me projekt të fortë sportiv dhe Manchester City e PSG kanë interes për të. Ndërkohë, Barcelona, ​​aktualisht nuk ka qëndrueshmëri për të sfiduar majat në Spanjë, nuk ka financa për të forcuar skuadrën në mënyrë që të fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit