“Kohët kanë ndryshuar”, Benitez paralajmëron Alonso-n: Ky është rreziku më i madh

1 Mars 2024
15:39
Denis Hakanaj
back button

Ish-trajneri i Liverpool-it, Rafa Benitez, i ka dërguar një paralajmërim ish-lojtarit të tij Xabi Alonso për marrjen e drejtimit të një klubi të madh.

Alonso ka qenë shumë i lidhur me stolin e Liverpool që kur Klopp njoftoi se do të largohej nga klubi, me spanjollin që fitoi një reputacion të madh për punën që po bën te Bayer Leverkusen.

Leverkusen në mënyrë sensacionale mbetet i pamposhtur këtë sezon dhe kanë një avantazh prej tetë pikësh ndaj kampionëve në fuqi të Bundesligas, Bayern Munich.

Bayern është një tjetër klub që po ndjek nënshkrimin e Alonso-s, pasi u konfirmua muajin e kaluar se Thomas Tuchel do të largohej në fund të sezonit.

Pavarësisht se tregon të gjitha shenjat e të qenit njeriu i përsosur për të shkuar në Anfield, Rafa Benitez i ka dërguar një paralajmërim ish-lojtarit të tij për lëvizjen e mundshme.

Benitez drejtoi Alonson gjatë fitores së paprecedentë të Liverpool-it në 2005 në Champions League, kështu që mund të jetë që mendimi i trajnerit aktual të Celta Vigos ka njëfarë rëndësie për trajnerin e ri.

“Ai është një emër i madh, profesionist i mirë, djalë i mirë, i zgjuar, duke bërë shumë mirë me Leverkusen, kështu që e kuptoj pse”, tha Benitez në një intervistë për The Times.

Ish-trajneri i Everton theksoi se Alonso është ende shumë herët në karrierën e tij si trajner dhe ende nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të ruajë suksesin e tij.

“Ai ka potencialin për të qenë një trajner shumë i mirë dhe nëse ka lojtarë të mirë, ai do të jetë i suksesshëm, por a mund ta bëjë për pesë vjet, dhjetë vjet? Nuk e di”, shpjegoi Benitez.

“Ai mund të shkojë në çdo ekip të madh tani, por do të presin që të fitojë menjëherë titullin. Dhe nëse përfundoni i dyti, ndoshta është një sezon i mrekullueshëm, por njerëzit do të thonë: ‘Oh, ai ka dështuar'”.

Benitez vazhdoi të theksojë se loja moderne është shumë e pamëshirshme dhe se një lëvizje në stolin e një ekipi të madh mund të vijë shumë shpejt për trajnerin e Leverkusenit.

“Në të kaluarën, mund të bësh një gabim diku, të mësosh prej tij dhe vitin tjetër të shkosh te një ekip tjetër. Tani rrjetet sociale dhe shtypi janë ‘blah blah’ – kjo mund të prekë trajnerët e rinj”, shtoi 63-vjeçari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit